Një gjarpër shumë i rrezikshëm ka bërë brenda një dite 35 mijë “miq” në rrjetin social “Twitter”, pasi një kopësht zoologjik në Nju Jork lajmëroi për daljen e tij nga kafazi.
Një kobër egjiptian, me përmasa gjysmë metri, specia e rrallë është në gjendje të vrasë një njeri brenda disa sekondash, kanë informuar specialistët.
Si rrjedhojë e frikës së krijuar, faqja e kopshtit zoologjik në “Twitter” është shtuar brenda 24 orëve me 35 mijë miq të rinj, numër jashtëzakonisht i madh për një kopësht që kishte më parë vetëm 6 mijë shokë.
Nëpërmjet rrjetit social, kopshti i ndodhur në lagjen “Bronx” është në gjendje t’i ofrojë të abonuarve informacion minutë pas minuti për atë që po ndodh me gjarpërin dhe kërkimet e tij.
Në zonën përreth kopshtit zoologjik njerëz janë në panik, ndonëse ekspertët kanë siguruar se gjarpëri adoleshent është më i frikësuar se vetë njerëzit dhe se ai me siguri po fshihet në një zonë jopublike.
Top Channel