
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka deklaruar se nuk mjafton vetëm shprehja e vullnetit, por duhet një angazhim për një konkurrencë të drejtë në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Duke folur në tryezën e partive politike, Wollfarth ka theksuar se ndryshimi i Kodit Zgjedhor duhet të bëhet pas zgjedhjeve të 8 majit.
“Vetëm vullenti nuk është faza përfundimtare e zhvillimeve. Një konkurrencë e drejtë dhe angazhimi për një konkurrencë të drejtë është pika nga ku do të fillojmë. Shoh që këtu adresohen probleme që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe me këto duhet të merremi në kohën e duhur. Gjëja më e rëndësishme që shpresoj që do të ndodhë është një reformë për Kodin Zgjedhor menjëherë pas ditës së zgjedhjeve”, theksoi Wollfarth.
“Do doja që kjo të finalizohej me nënshkrimin e një dokumenti për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë”, tha ambasadori i OSBE-së.
Top Channel