
Një Roger Federer i lodhur vuajti shumë për të fituar ndaj argjentinasit të panjohur, Juan Monaco, në një ndeshje të raundit të tretë të Masterit të Majemit.
Ish-numri një në botë dukej se nuk kishte shumë forca, ndërsa lejoi rivalin të rikuperonte disa herë në setin e parë, të fituar prej zviceranit vetëm në “tie-break”. Federer fitoi të gjithë ndeshjen me rezultatin 7-6, 6-4.
Nga ana e tij, numri një në botë, Rafael Nadal, shfaqi të gjithë forcën e tij ndaj bashkëatdhetarit Feliciano Lopez, të mundur brenda 77 minutash me rezultatin 6-3, 6-3.
Në formë edhe francezi Gilles Simon, që mposhti 4-6, 6-1, 6-2 uruguajanin Cuevas, i bërë i famshëm për eliminimin e amerikanit Roddick.
Midis femrave, polakja Radwanka i dha një leksion të mirë italiane Schiavone, të mposhtur lehtësisht 6-0, 6-2. U kualifikua edhe Azarenka e Zvonareva, ndërsa befasues eliminimi i Caroline Wozniacki, prej gjermanes Andrea Petkovic.
Top Channel