Reali mendon për marokenin e QPR-së

29/03/2011 19:40

Reali i Madridit është vënë në gjurmët e “Zidanit të Marokut”, Adel Taarabt, një lojtar që ka treguar se zotëron cilësi të shkëlqyera teknike, duke luajtur në radhët e Queen’s Park Rangers, në kategorinë e dytë angleze (Championship).

22-vjeçari ka impresionuar vazhdimisht gjatë këtij sezoni dhe është shndërruar në një shënjestër edhe për shumë ekipe të mëdha angleze.

Një mesfushor sulmues, i aftë të luajë në mesfushë apo pas dy sulmuesve, marokeni ka zhvilluar 37 ndeshje me QPR-në në këtë kampionat, duke realizuar gjithsej 15 gola.

Shumë i shpejtë dhe me një gjuajtje të rrezikshme, një prej cilësive më të spikatura të lojtarit është dhënia e asistave për shënimin e golave.

Aftësitë e mrekullueshme të Taarabt kanë lënë mbresë të thellë edhe tek disa prej futbollistëve më të njohur në Angli, midis të tjerëve Rio Ferdinand, i cili pak kohë më parë deklaroi se “do të paguante” vetëm për të parë Taarabt të luante.

Top Channel