
Mundësi shqiptar, Sahit Prizreni, u rendit i dyti në Europë për peshat deri 60 kilogram, pas një paraqitje të mirë në Europianin e Dortmundit, më parë gjatë ditës.
28-vjeçari do të kthehet në Tiranë me medaljen e argjendtë, pasi në finale u mposht nga rusi Opan Sat, kampion i kontinentit për të dytin vit radhazi.
Prizreni mundi në rrugën drejt finales italianin Rizoto dhe gjermanin Evald. Gjysmëfinalja me ukrainasin Vasil Fedorishin ishte shumë e ekuilibruar, por mundësi ynë kaloi në finale falë pikëve teknike të marrë nga juria.
Përballë rivalit rus, Prizreni nuk parti asnjë shans, duke humbur me rezultatin 7-1. Me këtë rezultat, Prizreni shpallet si mundësi më i suksesshëm shqiptar në historinë e kampionateve europiane.
Rezultati i deritanishëm më i mirë në karrierën e Prizrenit është vendi i tretë në botë, në Botërorin e Azerbajxhanit në 2007-n.
Top Channel