Fyle, nesër në Tiranë
29/03/2011 14:05
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle do të zhvillojë nesër një vizitë në Tiranë.
Lajmi konfirmohet nga zëdhënësja e tij Natasha Batler.
Zyrtari i lartë evropian do të marrë pjesë në një seminar për të diskutuar me partitë politike në vend mbi përmbushjen e 12 kushteve që BE-ja kërkon të plotësohen nga Shqipëria.
Top Channel