“Zgjohu”: Asnjë qindarkë nga qeveria

28/03/2011 20:20

Lëvizja “Zgjohu” u është përgjigjur akuzave të deputetes së PS, Ermonela Felaj, se financohet nga para të pista të siguruara nga qeveria.

Në një deklaratë për mediat, kreu i lëvizje, Zirkon Disha, s ka deklaruar se “Zgjohu” mbështetet vetëm nga qytetarët që kundërshtojnë dhunën.

“Lëvizja “Zgjohu” i përgjigjet deklaratës së Ermonela Ramës duke i thënë se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga qeveria, apo taksapaguesit. “Zgjohu” nuk është si ato lëvizjet e mbështetura nga Bashkia e Tiranës. Lëvizja jonë mbështetet nga njerëzit që duan të denoncojnë dhunën dhe korrupsionin”, ka deklaruar Disha.

Top Channel