Tiranë, atentat me eksploziv
28/03/2011 22:50
Një automjet i parkuar pranë Gardës së Republikës në Tiranë ka shpërthyer kur drejtuesi i mjetit ka provuar të hyjë në makinë. (UPDATE)
Për pasojë ai ka mbetur i plagosur. Autovetura Audi Q7 sipas policisë i përket një pronari të njohur tokash në Tiranë. Por i plagosur është shoferi i tij A. Demaj, i cili ka punuar më parë në forcat e rendit.
Sipas grupit hetimor në vendgjarje dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të vendosjes së një sasie të vogël eksplozivi.
Nuk ka ende të dhëna nëse atentati është bërë për të pasur viktima apo ka shërbyer si mesazh kërcënimi.
Top Channel