Sa pak besim tek politika

28/03/2011 16:10

Edhe pak javë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të tetë majit, ku duket se të rinjtë nuk e ndiejnë veten pjesë të fushatës, apo të programeve politike.

Një pjesë e madhe e tyre janë skeptikë dhe thonë se imazhi i rinisë shfrytëzohet vetëm për fushatë.

“Fatkeqësisht rinia po përdoret, sidomos në zgjedhje. Përdoret ai grupi që duhet në fushatë, ndërsa pas zgjedhjeve gjithcka mbetet ashtu sic është”, ka deklaruar një aktiviste.

Sondazhi i fundit i Eunacal Institute, ku janë pyetur 2.267 të rinj të moshës 15 deri në 39 vjec, ka treguar se të paktën 66.7% e të rinjve nuk ndihen pjesë e hartimit të politikave të pushtetit vendor dhe 33.4 për qind e tyre do të largoheshin nga Shqipëria nëse do të siguronin një vend pune në Bashkimin Europian.

“Për të diskutuar me politikanët online, 2.4 për qind. Ajo që ne shohim dhe synojmë është që kjo shifër të mund të rritet të paktën gjatë fushatës. Ndërkohë, 34% do iknin nga Shqipëria nëse do të gjenin një punë të sigurtë në vendet e BE-së”, deklaron Alban Nelaj i Eunacal Institute.

46.3 për qind e të rinjve që përdorin internetin janë treguar të gatshëm të komunikojnë me politikanët përmes rrjetit social FB, You Tobe, apo blogjeve të tjera, por kjo nuk do ta ndryshonte opinionin e tyre.

“Vetëm 12 për qind e të rinjve mendojnë se politikanët do ta marrin parasysh opinionin e tyre, shifër që tregon mosbesimin ndaj politikanëve shqiptarë”, shton Nelaj.

Mbi 70% e të rinjve nuk lexojnë gazeta dhe informacionin e marrin në rrugë elektronike. Të rinjtë janë larguar nga librat, gazetat dhe kalojnë një kohë të gjatë në internet dhe kryesisht në FB e You Tube.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA