Politikanët në Gjykatën e Lartë

28/03/2011 16:40

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë së shpejti tre nga cështjet më sensitive dhe të debatuara, që nga akuzat për koncesionet deri tek ajo e Gërdecit.

Pas hedhjes së shortit me gogla është caktuar trupa gjyqësore që do të shqyrtojë cështjen penale ndaj deputetes socialiste Ermonela Felaj, e akuzuar nga biznesmeni Fatos Pashko.

Deputetja socialiste është paditur për shpifje pas deklaratave të saj për koncesionet ndaj biznesmenit Pashko. Në trupën gjyqësore të kësaj cështjeje do të jetë realtor gjyqtari Besnik Imeraj.

Ndërkohë, në lidhje me kërkesën e ish-zevendëskryeministrit Ilir Meta, i cili kërkon papërdorshmëri të akteksperzitës së amerikanit mbi videon Meta-Prifti është caktuar si relator i cështjes gjyqtari Medi Bici.

Meta kërkon gjithashtu shfuqizim të Prokurorisë së Përgjithshme për marrjen si provë materiale të kesaj video-regjistrimi, si dhe të cdo veprimi tjetër hetimor të kryer përgjatë kohës kur ai ishte me imunitetin parlamentar.

Ndërkohë, është rikthyer sërish si i paditur në Gjykatën e Lartë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, së bashku me të gjithë të pandehurit e tjerë.

Një nga të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit, Zyber Lela, i ka paditur për plagosje të rëndë nga pakujdesia, por duke qenë se cështja është shpallur si moskompetence nga gjykata e Tiranes, ajo është hedhur me short në gjykatën supereme dhe relatore e cështjes do të jetë Evelina Qiriako.

Top Channel