Gjykata shfuqizon zgjedhjen e Pacollit
28/03/2011 17:25
Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka shfuqizuar zgjedhjen e Behgjet Pacollit si president të këtij vendi, në seancën e 22 shkurtit.
Në vendimin e saj, gjykata argumenton se, “zgjedhja është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”.
Mënyra e zgjedhjes së kreut të AKR-së president të Kosovës, ku ra në sy ndërhyrja e ambasadorit amerikan Christopher Dell, u dërgua në Kushtetuese nga opozita kosovare.
Top Channel