Doni një aeroplanmbajtëse, blijeni në internet

28/03/2011 17:35

Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një aeroplanmbajtëse personale mund t’a blejnë atë në një faqe ankandesh në internet, lajmëroi sot BBC.

Ministria Britanike e Mbrojtjes morri vendimin e shitjes së “HMS Ark Royal”, pasi u nxorr nga shërbimi në kuadrën e një reforme, pas 25 vitesh në aktivitet.

Ndonëse nuk do të sjellë më lavdi për kurorën e Mbretëreshës, aeroplanmbajtësja do të sjellë disa fitime të mira për Ministrinë, e cila do të mund të vetfinancojë një pjesë të fondeve për buxhetin ushtarak të këtij viti në këtë formë.

Disa prej propozimeve për luftanijen është një helioport komercial, një bazë për personelin e sigurisë gjatë Lojrave Olimpike të Londrës, një shkollë apo një diskotekë, por mund të shndërrohet edhe në një restorant kinez, pasi një biznesmen nga Shangai po mendon të paraqesë një ofertë.

Nëse oferta serioze nuk do të paraqiten, “Ark Royal”, një anije që morri pjesë në fushatën ushtarake të pushtimit të Irakut, do të detyrohet të shkrihet dhe të përdoret për skrap.

Përveç tonelatave më hekur, aeroplan mbajtësja ka edhe një vlerë simbolike, pasi për herë të parë, pasi anija e parë me emrin “Ark Royal” morri pjesë në betejën historike të vitit 1588, në fitoren ndaj Armadës së frikshme spanjolle.

Top Channel