Blatter: Iniesta shpëtoi botërorin e Afrikës
28/03/2011 13:40
Joseph Blatter, presidenti i FIFA-s, tha sot se mesfushori spanjoll Andres Iniesta “shpëtoi” botërorin e Afrikës së Jugut kur shënoi golin e fitores në finalen ndaj Hollandës.
Sipas tij, nuk është mirë që fituesi i botërorit të vendoset nga goditjet e 11-metërshave.
“Futbolli është një sport kolektiv dhe nuk është mirë që fitorja të vendoset nga cilësitë individuale. U gëzova që Iniesta me golin e tij në minutën e 114 nuk lejoi ndeshjen të shkonte drejt penalltive”, theksoi Blatter.
Në historinë e botërorëve të futbollit, vetëm në një rast fituesi i Kupës së Botës është vendosur nga goditjet e 11-metërshave: në vitin 1994 Brazili mundi Italinë pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 0-0.
Top Channel