
Partia Republikane mblodhi sot aktivin kombëtar, për të diskutuar strategjinë për zgjedhjet e ardhshme.
Në më shumë se gjysmën e fjalës së tij, kryetari i partisë, Fatmir Mediu, i ofroi një mbështetje të plotë kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.
Po ashtu, zoti Mediu tha se republikanët do të mbështesin tërë kandidatët e Aleancës për Qytetarin, njësoj si të ishin kandidatë republikanë.
Duke qenë se në këto zgjedhje Partia Republikane nuk do të ketë komisioner në KZAZ, komisioner i cili i ka kaluar LSI-së si partia e dytë e mazhorancës, zoti Mediu kërkoi nga strukturat e partisë së tij një punë më të kujdesshme me bazën e partisë.
Zoti Mediu shprehu besim se vlerat që republikanët përfaqësojnë, si prona apo vlerat tradicionale të familjes, do të gjejnë një mbështetje të gjerë në elektorat.
Top Channel