Romët refuzojnë çadrat

27/03/2011 16:55

Në një zonë në periferi të Tiranës, e cila është marrë me qera, është ngritur kampi për 45 familjet rome, të shpërngulura nga Stacioni i Trenit.

Ministria e Punës, ka sqaruar se në këtë vend do të jenë të gjitha shërbimet që do të sigurojnë një jetesë normale. përsa lejojnë kushtet në cadra, për këto familje që prej disa javësh jetojnë në rrugë.

Por ndërsa zyrtarët e ministrisë kanë ngritur kampin ku këto familje duhet të qendrojnë derisa të kalojë faza e parë e emergjencës, një pjesë e madhe e familjeve rome kanë refuzuar të shkojnë aty, me arsyetimin se është shumë larg nga zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre për të mbijetuar, kryesisht duke mbledhur kanaçe dhe hekurishte.

Mnistria e Punës ka sqaruar se ndërkaq po punohet se ku mund të vendosen përfundimisht familjet rome. Në bazë të listës së bërë publike nga Ministria e Ekonomisë, romët do të stabilizohen në ish-godinat e reparteve ushtareke, disa prej të cilave ndodhen në Vaqarr, Pezë e Sauk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA