LSI nis fushatën në Përmet

27/03/2011 20:05

Gjatë prezantimit të kandidatit të LSI-së, për Bashkinë e Përmetit, kreu i kësaj lëvizjeje Ilir Meta falenderoi Partinë Demokratike për kandidimin e përbashkët në qytetin jugor.

“Vota juaj për Kujtim Hoxhë është një votë për të respektuar më shumë dhe për t’i shërbyer më mirë qytetarit përmetar, është një hap përpara i këtij qyteti për një jetë më të mirë, për më shumë harmoni në mes të këtij komuniteti të mrekullueshëm”, tha Meta.

Meta deklaroi se është i bindur që “Aleanca për Qytetarin do të fitojë jo vetëm zgjedhjet në Përmet po në gjithë Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA