F1, Vettel fiton në Australi

27/03/2011 09:40

Sebastian Vettel është fituesi i Cmimit të Madh të Australisë, garës së parë të botërorit të Formula 1 për këtë sezon.

Gjermani i Red Bull dominoi garën që nga xhiro e parë deri tek e fundit.

Në vend të dytë u rendit Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes. Vitaly Petrov është surpriza e kësaj gare të parë të sezonit duke u ngjitur në vendin e tretë të podiumit.

Vetëm i katërti piloti i Ferrarit, Fernando Alonso ndërsa shoku i tij i skuderisë, Felipe Massa përfundoi në vendin e nëntë.

Garë zhgënjyese për shtatë herë kampionin e botës, Michael Schumacher, i cili u tërhoq për shkak të problemeve në Mercedesin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA