Berisha: Qeveria do të shpërblejë kombëtaren

27/03/2011 13:55

Sali Berisha, kryeministri i Shqipërisë, deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së se qeveria që ai drejton do të shpërblejë kombëtaren shqiptare të futbollit për fitoren e djeshme ndaj Bjellorusisë me rezultatin 1-0, në stadiumin “Qemal Stafa”.

“Qeveria do të shpërblejë ekipin kombëtar për ndeshjen e fituar, një nga ndeshjet më të bukura të kombëtares sonë. Kjo ishte performanca më e mirë dhe parqaqitja më dinjitoze e Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

Gjithashtu, kryeministri i vendit siguroi se viti 2012 “do te jetë viti i finalizimit të stadiumit kuqezi”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA