Pas 72 vitesh, shpallet “Dëshmor i Atdheut” dhe kthehen për t’u prehur në Mat, vendlidjen e tij, eshtrat e patriotit Shahin Toçi.
Në vitin 1939, Shahin Toçi, 25 vjeç, ndiqte shkollën ushtarake në Modena të Italisë.
Në ditën e betimit ushtarak përpara flamurit italian ai refuzon të betohet me përulje, duke vënë një shirit të zi.
Ndërkohë u bëri thirrje të gjithë studentëve shqiptarw që vazhdonin studimet në këtë shkollë, që të refuzojnë betimin përpara flamurit italian simboli i pushtimit të Shqipërisë në atë kohë.
Një veprim i tillë i studentit shqiptar, ngjalli mjaft zemeratë në komandën e lartë ushtarake të shkollës ku 25 vjeçari Toçi ndiqte studimet.
Dhe veprimi tejet patriotik i këtij studenti shqiptar nga treva e Matit, nuk u tolerua aspak nga qeveria fashiste e Italisë.
Pikërisht në të njëjtën ditë, kur dhe ai refuzoi të betohej si ushtarak përpara flamurit italian, u vra me një plumb mbas koke nga policia.
Varrimi i tij u bë në kryeqytetin e Italisë, Romë, ku dhe qendroi për plot 72 vjet, së fundmi eshtrat u kthyen në Shqipëri dhe u varrosën në varrezat e dëshmorëve në Burrel, në një ceremoni ku merrnin pjesë ministri i Mbrojtjes, deputetet e Matit si dhe drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare.
Ndërsa presidenti Bamir Topi dekoroi me Medaljen e Artë të Shqiponjës, dëshmorin e atdheut pas vdekjes.
Top Channel