PS: KQZ shkel ligjin

26/03/2011 20:00

Socialistët akuzuan sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shkelur ligjin në lidhje me miratimin e komisionerëve në KZAZ duke shkelur çdo afat.

“Është e pakuptueshme që edhe pse kanë kaluar disa ditë ende nuk kemi një vendimmarrje nga KQZ lidhur me emërimin e komisionerëve të opozitës në ZAZ-në. Kjo është një shkelje tjetër flagrante e ligjit, shumë më e rëndë se ajo e emërimit të të ashtuquajturve të pavarur apo nga shoqëria civile. I bëjmë thirrje Sali Berishës të heq dorë nga strategjia e manipulimit të zgjedhjeve edhe me mënyra të tilla, duke shfrytëzuar veglat e tij qorre, si Ristani me shokë”, thotë deputeti i PS-së, Armando Subashi.

“I bëjmë thirrje OSBE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë të shprehen qartë dhe prerë për këtë situatë antiligjore, e cila jo vetëm nuk i shërbën përmirësimit të frymës mes forcave politike, në respekt edhe të rekombanimeve të OSBE-ODIHR, por përkundrazi e thellon më shumë atë. Populli opozitar kësaj here do të mbrojë, me çdo mjet dhe me çdo çmim, zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të barabarta”, tha Subashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA