EULEX ka kërkuar ndihmën e presidentit të Kosovës për të hequr imunitetin e Fatmir Limajt, me qëllim arrestimin e tij.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, sipas të cilës për këtë arsye shefi i misionit evropian, Xavier Bout de Marnhac ka zhvilluar dje një takim me presidentin Behgjet Pacolli.

Duke iu referuar burimeve brenda takimit, gazeta shkruan në numrin e sotëm se De Marnhac ka kërkuar procedim sa më të shpejt në Kuvend për heqjen e imunitetit të Limajt, të cilin EULEX e akuzon për krime lufte.

Detaje të tjera nga takimi, i zhvilluar me dyer të mbyllura, ka qenë e pamundur të nxirren, edhe pse mbajtja e tij është konfirmuar nga zëdhënësja e misionit të BE, Christina Herodes.

Top Channel