Kuvendi: Projekti për parlamentin transparent

26/03/2011 16:15

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Socialiste për projektin e parlamentit të ri. Nëpërmjet zëdhënëses së saj ajo ka theksuar se konkursi i zhvilluar ka qenë më transparenti dhe më i hapuri për publikun.

“Deklarata e  shokut  Edvin Kristaq Rama është një gënjeshtër fund e krye, jo vetëm në çdo fjali, jo vetëm në çdo  fjalë, por në çdo germë dhe shifër të saj. Shoku Edvin Rama gënjen për gjithçka në lidhje me rikonstruksionin e sallës së seancave plenare, gënjen për apartamentin, gënjen për  reklamat, gënjen për votimin në internet”, tha zëdhënësja Suela Ruseti.

“Konkursi i Kompleksit Parlamentar ka  qenë konkursi më i hapur, më publiku,  më transparenti i të gjitha ndërtimeve, që janë bërë në vendin tonë. Në konkurs kanë qenë të ftuar studio më të mira Ndërkombëtare që kanë paraqitur projektet e tyre studiot më autoritare të arkitekturës botërore pa përjashtuar asnjë”, theksoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA