
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, të cilit i ka kërkuar influencën e Vjenës që Kosova të marrë sa më shpejt udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
“Është një moment mjaft i rëndësishëm që qeveria austriake të ndikojë që Kosovës t’i ofrohet sa më parë udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Thaci.
Kryeministri kosovar është shprehur se vizita e dytë e kryediplomatit austriak në Prishtinë brenda pak kohësh tregon interesin e Austrisë për të bashkëpunuar me Kosovën.
Ndërkohë, ministri Spindelegger, nga ana e tij ka përshëndetur nisjen e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për proceset integruese të shtetit të ri të Ballkanit.
Top Channel