Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka hedhur akuza të rënda në adresë të EULEX-it, shantazhues, sipas tij, dhe ka komentuar një sërë aktualitetesh që po rëndojnë politikën kosovare kohët e fundit.
Sipas Limajt, me mënyrën sesi po vepron, EULEX-i i ka dëmtuar familjen.
Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, deputeti i PDK-së pretendon se akuzat e ngritura ndaj tij kanë sfond politik, si herën e parë kur u akuzua për korrupsion, ashtu edhe tani për krime lufte.
“Kam qenë në Hagë për 33 muaj. Një vit isha nën hetim për korrupsion dhe nuk u gjet asgjë”, është shprehur Limaj.
Limaj është shprehur i ofenduar për mënyrën se si EULEX-i sillet ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, ndërsa shigjetoi edhe Hashim Thaçin, duke thënë se kreu i PDK-së ka bërë ç’ka dashur gjatë përzgjedhjes së listës së deputetëve dhe partnerëve të koalicionit.
Top Channel