Ceku në Tiranë, takim me Topin

25/03/2011 18:50

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur në një takim ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun.

Presidenti Topi ka vlerësuar punën e të gjitha segmenteve të forcave kosovare të sigurisë dhe ka theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së maturisë politike dhe të respektimit të të drejtave të të gjithave pakicave në Kosovë.

Më pas, Ceku është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami ku është diskutuar për ndihmën e vazhdueshme që Shqipëria i jep Kosovës në fushën e mbrojtjes.

Ata kanë ngritur një grup pune për të shkëmbyer mendime, sidomos në hartimin e doktrinave të mbrojtjes, shkëmbim ky që ka interes nga të dyja palët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA