Britani, krimi shqiptar, përqindje të vogël

25/03/2011 16:05

Ministri i Drejtësisë angleze ka deklaruar gjatë një vizite në Tiranë se, numri i shqiptarëve të përfshirë në aktivitet kriminal në Britaninë e Madhe është i ulët dhe i pallogaritshëm.

Por, ka nënvizuar ai, ato pak krime që shqiptarët kryejnë janë shumë të dhunshme.

“Numri shqiptarëve në burgjet britanike, është  i ulët. Në Britani ndodhen të burgosur 85 mijë persona dhe nga këta vetëm 135 janë shqiptarë. Dua të nënvizoj se ndonjëherë shqiptarët janë të përfshirë në cështje me profil të lartë ne Britaninë e Madhe, gjë që dëmton imazhin e Shqipërisë”, ka deklaruar Lord McNally.

“Ne si qeveri jemi të vendosur që nëprmjet operacioneve të ndryshme të luftojmë kriminalitetin pavarësisht origjinës së tij, që nga droga, trafikimi i qënieve njerëzore apo cdo lloj shfrytëzimi, që janë një taksë për qytetarët europianë. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me vendet respektive për këto cështje”, ka shtuar ministri i Drejtësisë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, ministri shqiptar i Drejtësisë, Bujar Nishani ka siguruar zyrtarin anglez se, cdo cent i dhënë nga taksapaguesit britanikë në Shqipëri, në fushën e drejtësisë ka qenë jo vetëm i nevojshëm, por është shpenzuar për qëllimin e duhur.

Më herët ministri britanik është takuar presidentin Bamir Topi ku është njohur me reformat e kryera në gjyqësor. McNally ka theksuar nevojën e kalimit nga zotimet në vepra konkrete përsa i përket reformës në gjyqësor, si dhe ka vënë në dukje rolin pozitiv dhe moderator të luajtur nga presidenti në këtë drejtim.

Ndërsa gjatë takimit me prokuroren e përgjithshme Ina Rama, ministri britanik ka vlerësuar rolin kyc të prokurorisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe ka ofruar mbështetjen e tij për institucionin e akuzës. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA