Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka përshëndetur sot ditën e 24 marsit të vitit 1999, kur forcat e NATO-s ndërhynë për t’i dhënë fund genocidit serb.

Përmes një deklarate për shtyp, Pacolli është shprehur se, 24 marsi ishte një ngjarje e madhe që i hapi rrugën clirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

“Me gjithë dhimbjet e mëdha që lufta i shkaktoi Kosovës, kjo ditë simbolizon kthesën e madhe për vendin tonë drejt rrugës së paqes dhe prosperitetit”, ka deklaruar Pacolli.

Presidenti i Kosovës u ka shprehur mirënjohjen e tij vendeve aleate për ndërhyrjen e tyre, duke u premtuar si shenjë falenderimi ngritjen e një Kosove moderne dhe me vlera demokratike.

“Ndërtimi i një shoqërie me vlera demokratike që reflekton stabilitet politik në tërë rajonin është falënderimi i ynë më i madh për SHBA, për shtetet e BE-së dhe miqtë tanë të tjerë ndërkombëtarë, të cilët përkrahen Kosovën në rrugën e saj të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka shtuar Pacolli.

Top Channel