Prishtina zyrtare shprehet se ka plotësuar të gjitha kriteret për të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Sidoqoftë zyrtarët Ministrisë së Integrimeve Europiane dhe asaj të Punëve të Jashtme, thonë se kanë ndërmarrë hapa konkretë për shtyrjen përpara të procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Krerët e dy ministrive e panë të nevojshme të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës parshikohet që Kosova të përfaqësohet nga një diplomat në Bruksel pranë ambasadës kosovare me detyrë përcjelljen e proceset integruese në BE.

“Të dy ministritë kanë rënë dakort që të gjejnë një zgjidhje institucionale përmes ambasadës tonë ku do të ketë një diplomat që në mënyrë intensive do të jetë në dispozicon të Ministres së Integrimeve Europiane”, tha Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Ndërkohë, Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Citaku nuk ka dhënë asnjë afat kohor se kur Kosova mund të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, por tha se kriteret për këtë janë përmbushur.

Top Channel