Alonso: Ferrari ka objektiv titullin kampion

24/03/2011 10:50

Fernando Alonso ka deklaruar në Melburn, në konferencën e shtypit të organizuar nga FIA, se kur garon për Ferrarin, objektivi i vetëm është të luftosh për titullin kampion.

“Nuk mund të kesh tjetër objektiv përveç titullit kampion kur garon për Ferrarin. Kjo është historia dhe forca e Ferrarit. Mund të fitosh ose jo, por duhet të luftosh deri në momentin e fundit”, theksoi piloti spajnoll.

Gjithashtu, ferraristi nënvizoi se po pret me padurim fillimin e sezonit të ri në Formula 1: “Me anullimin e garës së Bahreinit u shtuan edhe 2 javë të tjera pritjeje, por më në fund po fillon sezoni. Jam gati për një aventurë të re dhe me ndryshimet e këtij sezoni besoj se kampionati do të jetë interesant.”

Top Channel