
Kreu i Drejtorisë së gjendjes civile, Armand Teliti ka reaguar pas pretendimeve të vazhdueshme të PS për listat, duke ia faturuar përgjegjësinë drejtuesve të pushtetit vendor.
“Listat e zgjedhësve nuk prodhohen në nivel qendror, nuk përditësohen në nivel qendror dhe nuk pastrohen në nivel qendror. Ato bëhen në nivel vendor dhe në rastin e Tiranës, kryetari i bashkisë Edi Rama është përgjegjës për këtë cështje”, ka pohuar Teliti.
Sipas tij, pretendimet e deputetëve të opozitës se nuk po u vihen në dispozicion listat zgjedhore janë të pabaza, pasi gjendja civile u është përgjigjur kërkesave të tyre.
“Cdo parti që ka paraqitur pretendime për të pasur listën nga Drejtoria e gjendjes civile e ka pasur atë në formë elektronike”, ka shtuar Teliti.
Reagimi i tij vjen pasi ditën e sotme deputetë socialistë zbarkuan në zyrat e gjendjeve të ndryshme civile për të kërkuar listat zgjedhore.
Top Channel