Shtyhet vendimi për Aldo Baren

23/03/2011 10:55

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë dhënien e vendimit për kreun e bandës së Lushnjes, Aldo Bare.

Vendimi u shty për ditën e hënë 28 mars.

Shkak është bërë mosprezenca e kryetares së trupit gjykues Fatmira Hajdari e cila kishte njoftuar se për arsye familjare nuk do të ishte prezente.

Bare ndër të tjera akuzohet për vrasje, rrëmbim dhe krijim bande kriminale.

Top Channel