PS, tubim para komisariatit

23/03/2011 23:00

Disa deputetë dhe mbështetës të Partisë Socialiste protestuan në mbrëmjen e së mërkurës përpara komisariatit numër 6, ku mbaheshin të shoqëruar prej disa orësh 2 socialistë, njëri prej të cilëve kandidati i opozitës për minibashkinë numër 6, që u përfshinë gjatë paradites në debatin për listat me kryetaren e kësaj njësie bashkiake.

Pasi takuan  drejtuesit e komisariatit, deputetët socialistë folën ashpër kundër shoqërmit në polici të dy opozitarëve.

“Shpjegimet e shefit të komisiaratit ishin tërësisht të pamjaftueshme dhe të pabazuara. Kjo nuk është një cështje që ndalon këtu, përsa kohë është një cështje për të cilën vendimi merret në tryezën e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Patjetër edhe terrori politik me urdhëra të qarta e të pastra kriminale për të ushtruar dhunë ndaj strukturave të PS dhe kandidatit të PS në njësinë numër 6, i përgjigjet një plani djallëzor të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për të rrezikuar dhe kërcënuar zgjedhjet e ardhshme”, tha deputeti socialist, Saimit Tahiri.

Të dy të shoqëruarit u liruan njëri pas tjetrit pas protestës përpara komisariatit, prej nga nuk ka dalë një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Top Channel