Nafta mbetet në nivelin e 170 lekëve

23/03/2011 08:55

Çmimi i naftës vijon të mbetet në nivele tepër të larta, duke u kthyer në rrezik serioz për ekonominë shqiptare.

Edhe gjatë ditës së djeshme, një litër naftë është shitur mesatarisht me 170 lekë, kurse kuota maksimale e arritur është mbi 182 lekë për litër.

Tirana dhe Durrësi janë zonat që e tregojnë karburantin me çmimin më të lartë, megjithatë diferenca me rajonet e tjera nuk është shumë domethënëse.

Në tregjet e huaja situata vijon të mbetet shqetësuese. Pas një qëndrimi pezull prej 5-6 ditësh, nafta vijoi rritjen gjatë ditës së djeshme, me 2 dollarë për fuçi. Importuesit deklarojnë se rritja e çmimit është e pashmangshme për aq kohë sa bursat diktojnë vlerën.

Top Channel