Ministrja Gërvalla non grata në Shqipëri? Ja si përgjigjet ambasadori Petrit Malaj në Prishtinë
Në 26 qytete të Kosovës sot do të protestohet kundër arrestimeve të fundit ndaj disa ish pjestarëve të UÇK-së nga policia e EULEX-it.
Këto protesta janë të organizuara nga Organizatat e Veteranëve, Familjeve të Dëshmorëve dhe të Invalidëve të luftës së UÇK-së, si dhe do të mbështeten nga disa organizata tjera nga shoqëria civile.
Sipas organizatorëve përmes kësaj proteste do të kundërshtohet demonizimi i luftës çlirimtare nga misioni evropian EULEX, kurse ndaj këtij misioni do të paraqiten edhe kërkesa rreth rolit të tij.
Në një komunikatë për media të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së theksohet se protesta është gjithëpopullore, dhe se do të mbahet njëkohësisht në 26 qendra të Kosovës, në Besianë, Burim, Dardanë, Deçan, Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Han i Elezit, Kaçanik, Kastriot, Klinë, Lipjan, Malishevë, Pejë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Skënderaj, Therandë, Viti dhe Vushtrri.
Top Channel