Dakar 2012… në Amerikën e Jugut

23/03/2011 20:50

Gara më prestigjioze reli në botë, ajo Paris-Dakar, për të tretin vit me radhë nuk do të zhvillohet as në Europë dhe as në Afrikë.

Mungesa e qëndrueshmërisë në Afrikë dhe veçanërisht në Senegal i kanë detyruar organizatorët që të vazhdojnë të zgjedhin dunat me rërë, rrugët me baltë dhe humnerat e thepisura latine për të zhvilluar klasiken e famshme.

Argjentina, Kili dhe Peru do të jenë vendet që do të presin edicionin e ardhshëm të kësaj gare, e cila do të nisë në lokalitetin argjentinas të Mar del Platës dhe do të përfundojë në kryeqytetin peruan të Limës.

Për më tepër, drejtuesit e kësaj gare deklaruan se “ata shohin shumë të ardhme për garën e Dakarit në tokën e Amerikës së Jugut”.

Me sa duket, përveç emrit, Paris-Dakar nuk do t’i mbetet më asgjë nga struktura e saj origjinale. Në garën e vitit të ardhshëm, një rrugë do të përshkrojë në vendbanimet e lashta asteke në Armas, të cilësuara si trashgëmi botërore prej UNESCO-s.

Top Channel