Boca Juniors, Martin Palermo lë futbollin në qershor

23/03/2011 10:00

Martin Palermo theksoi sot se do të lërë futbollin në qershorin e këtij viti, menjëherë pas skadimit të kontratës që e lidh me Boca Juniors, ekipin më të famshëm argjentinas.

37-vjeçari deklaroi se ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe nuk ka asgjë që ta kthejë këtë vendim.

“Kam marrë vendimin për tu tërhequr në qershor, por do të mundohem që gjërat të ndryshojnë për mirë në skuadër”, u shpreh sulmuesi.

Boca Juniors ka marrë vetëm 4 nga 18 pikët e mundshme në turneun Clausura.

Martin Palermo ka fituar gjithsej 14 tituj kampion me këtë ekip.

Top Channel