Adebayor rikthehet të luajë me Togon

23/03/2011 09:20

Emmanuel Adebayor, sulmuesi i Real Madrid, do të luajë sërish me kombëtaren e Togos.

Futbollisti nuk pranoi të luante më për përfaqësuesen e vendit të tij që pas atentatit që pësuan lojtarët togolezë në Angolë pak ditë para fillimit të Kupës së Afrikës.

Adebayor do të jetë në fushë kundër Malavit në ndeshjen kualifikuese për Kupën CAF.

Kombëtarja e Togos u sulmua nga rebelët kur autobusi i saj hyri në Kabinda (enklavë angoleze) dhe nga prita u vranë dy futbollistë.

Adebayor ka theksuar disa herë se “ajo pasdite e tmerrshme” e përndjek edhe sot e kësaj dite.

Top Channel