Zgjedhjet, mbërrin sot i dërguari i BE

22/03/2011 09:25

Në Tiranë pritet të mbërrijë sot, për të tretën herë brenda pak kohësh, i dërguari i posacëm i BE për krizën politike në Shqipëri, Miroslav Lajcak.

Me të mbërritur në kryeqytetin shqiptar, Lajcak do të takohet së pari me presidentin Bamir Topi dhe më pas me kryeministrin Berisha dhe Liderin e opozitës Edi Rama.

Sipas informacioneve të fundit, zyrtari evropian dhe ata shqiptarë do të diskutojnë për situatën politike në vend, në prag të zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Gjatë vizitave të fundit, Lajçak kërkoi që forcat politike të punonin në funksion të përgatitjes dhe realizimit sa më të mirë të zgjedhjeve të 8 majit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta