
Sebastian Vettel, kampioni në fuqi i Formulës 1, shprehet se mezi po pret fillimin e fundjavës së Australisë dhe se ka besim që gara në Albert Park do të jetë emocionuese.
“Të gjithë po e presim me padurim fillimin e kampionatit dhe shpresojmë që gara e parë të jetë tërheqëse, si për pilotët ashtu edhe për tifozët”, theksoi piloti i Red Bull në një deklaratë të lëshuar nga Pirelli, që do të jetë furnizuesi i vetëm i gomave për skuderitë këtë sezon.
Gjermani shtoi se asnjë nga pilotët nuk ka garuar më parë me gomat Pirelli dhe se ky faktor do të jetë shumë i rëndësishëm në këtë sezon: “Për herë të parë do të përdorim gomat Pirelli dhe e vetmja gjë që dimë është se do të jetë ndryshe dhe interesante. Cirkuiti australian vë në vështirësi gomat dhe këtë gjë duhet ta kemi parasysh gjatë gjithë fundjavës.”
Top Channel