Thaci: Mbështetje procesit të regjistrimit
22/03/2011 14:50
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e komisionit qeveritar për regjistrimin e popullsisë.
Në takim është diskutuar për përgatitjet që është duke bërë ky komision për organizimin sa më të suksesshëm të këtij procesi.
Thaçi ka vlerësuar me nota pozitive punën e komisionit dhe ka ritheksuar “mbështetjen e gjithanshme” të qeverisë së tij për organizimin e regjistrimit sipas standardeve të EUROSTAT-it.
Nga ana tjetër, kryetari i komisionit Rifat Blaku, siguroi kryeministrin se me procesin e regjistrimit të popullsisë do të arrihet një rezultat i plotë, që do të pasqyrojë gjendjen reale në Kosovë.
Top Channel