
Xhaxhai dhe trajneri personal i Rafael Nadalit, Toni Nadal, deklaroi se serbi Novak Djokovic është rivali kryesor i spanjollit, për vendin e numrit një në botë në renditjen e tenistëve meshkuj.
”Kur luajmë kundër Djokovic, unë e kam thënë se nuk e shoh Rafën si favorit. Që prej vitit 2008, ikur ai mposhti Federer-in në finalen e Australisë, kam thënë se mund të bëhet numri një një botë”, deklaroi Toni.
Ditën e dielë, serbi mposhti nipin e tij në finalen e “Indian Wells”, Masterit të Los Anxhelosit. “Mendoj se Nadal humbi prej shërbimit. Sidoqoftë, është e qartë se është bërë është e vështirësi të fitosh ndaj më të mirëve dhe Djokovic është pa dyshim një prej tyre”, shtoi Toni.
Për momentin, spanjolli dominon në renditjen e AFP-së, duke qenë i shkëputur me më shumë se 4 000 pikë ndaj Djokovic-it të vendit të dytë.
Megjithatë, serbi mund të shndërrohet shumë shpejt në liderin e ri të klasifikimit botëror, pasi Nadal duhet të mbrojë 7 405 pikë deri në Wimbledon, ndërsa Djokovic vetëm 1 695.
Nëse Djokovic do të fitojë edhe në Masterin e Miami-t, serbi do të rikuperojë menjëherë 990 pikë.
Top Channel