Shqipëria më ujë dhe pa ujë

22/03/2011 20:25

Në një kohë kur rezervat ujore sa vijnë e pakësohen në botë, për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndryshimeve drastike klimaterike, thirrja për kursimin e ujit sa vjen e forcohet.

Shqipëria radhitet e dyta në Europë për pasuritë ujore për frymë të popullsisë, por shqiptarët janë populli që e vuajnë me tepër mungesën e ujit të pijshëm për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Por edhe menaxhimi i këtyre burimeve, sipas ekspertëve, lë shumë për të dëshiruar. Mungesa e kulurës dhe edukatës së kursimit bën që pjesa më e madhe e rezervave ujore të shpërdorohen.

Në ditën botërore të ujit drejtori i ujësjellësit në Tiranë, Sahit Dollapi bën apel të ruajmë ujin, ndonëse garanton që problemet me ujin e pijshëm në Tiranë sa vijnë e po reduktohen.

“Të bëjmë gjithçka për ujin dhe jetën dhe ta kursejmë atë”, është shprehur Dollapi.

Sipërfaqja tokësore e Shqipërisë është 28748 km katrorë, ndërkohë që sipërfaqja ujore, ku përfshihet deti, linqene e lumenj, është gati 44 mijë km katrorë dhe sipas shoqatës së ujësjellës kanalizimeve problemet vazhdojnë pasi burimet ujore janë të shpërndara.

Ndërkohë që kërkohet me ngulm edukimi sidomos i brezit të ri për kursimin e ujit si një pasuri natyrore e paçmuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA