Rama uron bektashinjtë

22/03/2011 14:05

Kryetari i PS, Edi Rama ka uruar sot besimtarët bektashinj me rastin e ditës së Sulltan Nevruzit, që sipas tij i gjen shqiptarët në vështirësi.

“Uroj shqiptarët pavarësisht problemeve ekonomike dhe varfërisë që ka pushtuar vendin”, është shprehur Rama.

I shoqëruar nga bashkëshortja, ai ka vizituar edhe selinë e besimtarëve bektashinj, ku i ka uruar shëndet baba Reshatit që është i sëmurë.

Top Channel