Qindra persona kanë protestuar ditën e djeshme në Podgoricë, duke kërkuar vende të reja pune dhe dhënien fund të aferave korruptive nga qeveria.

Sipas mediave ballkanase, kjo ka qenë protesta e parë anti-qeveritare e organizuar në kryeqytetin malazez përmes rrjetit social FB.

Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit dhe u janë drejtuar me parulla ministrave të qeverisë, duke i cilësuar ata si “hajdutë”.

Kryeministri i ri malazez, 34-vjecari Igor Lukshic kur erdhi në pushtet pas largimit të Milo Gjukanovic premtoi angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta