Liga Japoneze rifillon më 23 prill
22/03/2011 13:15
Liga japoneze e futbollit (J-League) që u pezullua për shkak të tërmetit 8.9 ballësh të datës 11 mars, do të rifillojë sërish më 23 prill.
Lajmin e bëri të ditur presidenti i J-League, Kazumi Ohigashi.
“Kam vizituar personalisht Kashimën, Sendain dhe Miton për të analizuar situatën”, tha Ohigashi duke iu referuar zonave më të prekura nga tërmeti, cunami dhe kriza nukleare.
“Rifillimi i kampionatit është vendimi më i mirë dhe kam mbështetjen e 38 ekipeve të Ligës”, përfundoi presidenti.
Top Channel