Formula 1 bëhet gati për fillimin e sezonit

22/03/2011 20:40

Sezoni i ri i Botërorit të Formulës 1 pritet të jetë ndër më spektakolarët, ndërsa provat dimërore treguan se 4-5 skuadra mund të jenë në gjendje të rivalizojnë për titullin.

Red Bull e Ferrari dominuan testimet dimërore, por herë pas here mes tyre shfaqej, Mercedes, McLaren apo Renault.

Sebastian Vettel, Lewis Hamilton, Fernando Alonso, Jenson Button dhe Michael Schumaker janë emra që pritet të dominojnë e duelojnë në këtë sezon.

Risitë teknike janë të shumta, ndërsa teknologjia është bërë edhe më e ndërlikuar, duke bërë që në këtë sezon cilësitë e pilotëve të kenë edhe më shumë peshë.

Gjithsesi, në testimet dimërore askush nuk merr pikë, sezoni fillon këtë javë në Melburn dhe aty të gjithë e fillojnë kampionatin të barabartë.

Top Channel