FIFA, Blatter do lërë detyrën në 2015

22/03/2011 14:30

Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, njoftoi sot se do të prezantojë për herë të fundit kandidaturën e tij për të drejtuar organizmin drejtues të futbollit botëror.

Zvicerani e dha lajmin sot në Kongresin e UEFA-s që po mbahet në kryeqytetin francez, Paris.

75-vjeçari është president i FIFA-s që nga viti 1998, kur zëvendësoi në këtë post brailianin Joao Havelange.

Blatter do të kandidojë për mandatin e tij të katërt si presidenti i FIFA-s në kongresin që do të mbahet më 1 qershor, në Zvicër.

Rivali i tij në këto zgjedhje do të jetë presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit, Mohamed Bin Hammam.

Top Channel