Bundesliga, kampionati i “gijotinës”

22/03/2011 19:40

Kampionati gjerman është një prej më spektakolarëve në Europë dhe dallohen për lojën e bukur, por drejtuesit e klubeve të këtyre vendeve nuk janë të dalluar për durimin.

Pavarësisht se Bundesliga favorizon një lojë të shpejtë dhe argëtuese, rezultatet janë bërë gjithmonë e më të rëndësishme në këtë kampionat dhe këtë e provon fakti se kur mbeten edhe shtatë javë nga fundi, dhjetë nga 18 skuadrat nuk kanë më trajnerët me të cilët nisën sezonin.

I fundit që është larguar nga pozicioni i tij është Skibbe, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen nga stoli i Eintrach Frankfurt, ndërsa Daum, ish-trajner i Schalke e Wolfsburg do ta zëvendësojë.

Pak ditë më parë, pikërisht Schalke vendosi të largonte Felix Magath, pavarësisht kualifikimit për në çerekfinalet e Champions League.

Wolfsburgu ka shkarkuar Littbaski-n dhe McClaren në këtë sezon, Stuttgart përsëri dy trajnerë, Gross e Keller. Në këtë sezon, Koln largoi Soldon, Hamburgu shkarkoi Veh, nga Hoffenheim u largua Ragnick (tani tek Schalke), ndërsa Monchengladbah hoqi Frontzeck.

Van Gaal dhe Heynckes kanë bërë të ditur se do të largohen nga stoli i Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen në fundin e sezonit.

Edhe Seria A është veçanërisht e paduruar, me 11 skuadra që kanë ndërruar trajnerët në këtë sezon, por ky kampionat ka 20 skuadra, dy më shumë se Bundesliga.

Në Spanjë janë vetëm gjashtë klubet që kanë zëvendësuar trajnerin në mesin e sezonit, ndërsa në Angli vazhdon të ruhet tradita e ruajtjes së trajnerëve, me vetëm katër që janë larguar gjatë vitit.

Edhe në Francë shkarkimet nuk janë në modë dhe vetëm Monaco, Lens e Arles kanë zëvendësuar lojtarë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta