Berisha, garanci Lajcak për zgjedhjet

22/03/2011 12:35

Kryeministri Sali Berisha ka siguruar të dërguarin e posacëm të BE-së, Miroslav Lajcak se mazhoranca do të bëjë gjithcka për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

“Do bëjmë të gjitha përpjekjet që zgjedhjet e 8 majit të përmbushin standartet”, ka deklaruar Berisha, duke nënvizuar se, qeveria është gati të trajtojë problematikën e raportit të OSBE/ODIHR.

Më tej Berisha është shprehur se integrimi i Shqipërisë në strukturat evropiane mbetet prioritet i padiskutueshëm i qeverisë së tij.

“Integrimi evropian është prioriteti ynë. Po punojmë për përmbushjen e rekomandimeve të KE”, ka shtuar Berisha.

Top Channel