Berat, makina përplas 17-vjecaren

22/03/2011 10:00

Një vajzë 17-vjecare është plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit, pas një aksidenti rrugor.

Vajza ishte duke ecur kur një automjet që devijoi rrugën ka hipur në trotuar duke e goditur atë e më pas ka përfunduar brenda një dyqani duke e shkatërruar.

Drejtuesi i mjetit, sipas dëshmitarëve, ishte një adoleshent i cili mbas aksidentit është larguar nga mjeti.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje ka dërguar në spital 17 vjecaren e plagosur dhe ka nisur kërkimin për drejtuesin e mjetit me targa të huaja dhe pa dokumenta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta